Lajme

Nga nesër hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 30 June 2026

Nga 1 korriku 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave në transportin publik, në kuadër të zgjerimit të procesit të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.

Sipas njoftimit, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose me SMS, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kushtojnë më pak se biletat fizike, duke synuar nxitjen e përdorimit të platformave digjitale.

Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore dhe mujore, si dhe biletën për linjën e Aeroportit.

-Advertisement-

Po ashtu, janë përfshirë edhe biletat vjetore dhe korporative në formë digjitale.

Vendimi i plotë me listën e të gjitha çmimeve të reja është publikuar nga autoritetet përkatëse dhe hyn në fuqi më 1 korrik 2026.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy