Lajme

A do t’i marrin 100 euro ata që e kanë rrogën mbi 1 mijë euro?

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 12 April 2022

Nga Pakoja e re e Ringjalljes Ekonomike, e cila përfshinë rreth 100 milionë euro nga buxheti i shtetit, do të përfitojnë vetëm një kategori e punëtorëve.

Rrjedhimisht, nga punëtorët në sektorin publik dhe në atë privat, do të përfitojnë nga 100 euro vetëm ata të cilët e kanë pagën më të ulët sesa 1 mijë euro.

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se subvencionimi që është bërë publik nga Qeveria, do të jetë vetëm për ata të cilët paga e tyre është nën 1 mijë euro, kurse për ata që paga e tyre kalon kufirin prej 1 mijë eurove, nuk do të ketë mbështetje.

-Advertisement-

“Subvencionimi me nga 100 euro, është për ata të cilët paga e tyre nuk kalon mbi 1000 euro”, ka shkruar Kërçeli.

Ndryshe, sot u bë e ditur se përmes kësaj pakoje të re financimi nga Qeveria, do të përfitojnë nga 100 euro të gjithë pensionistët e vendit dhe të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, përcjell Buletini Ekonomik.

Nga kjo ndihmë pritet të përfitojnë nga 100 euro edhe të gjitha familjet që janë nën asistencë sociale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tregoi sot se sa i përket përfitimit, pensionistët do t’i marrin këto shtesa që në pensionin e këtij muaji, kurse punonjësit e sektorit publik dhe ata që janë në kategorinë e asistencës sociale, do t’i marrin me pagat e fillimit të muajit maj.

Ndërsa, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, Murati tha se detajet e aplikimit pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera