Nga 1.12 në 1.79 euro – Sa do të binte çmimi i naftës nëse Qeveria heq akcizën
Autori: Hateme Smajli
14:55 | 24 March 2026
Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur këtë të hënë në 1 euro e 79 cent për litër, nga rreth 1.12 euro sa ishte para sulmeve në Iran.
Në një kohë kur disa vende të rajonit kanë ndërhyrë për të lehtësuar barrën për qytetarët përmes uljes së TVSH-së apo heqjes së akcizës Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka ndërmarrë masa të tilla.
Nga opozita, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Mimoza Kusari-Lila, i është kërkuar një paketë konkrete ndërhyrjesh, përfshirë edhe heqjen e përkohshme të akcizës.
Megjithatë, ajo ka deklaruar se kjo nuk është opsion në këtë fazë.
“Ndërsa sa i përket akcizës mbetet të përcjellet në situatën aktuale nuk e konsiderojmë si opsion heqjen e akcizës por përcjellen e situatës në të cilën çmimi i importuar nuk e kalon çmimin tavan i cili është 12 cent në pakicë dhe 2 cent në shumicë. Për situata më tutje mbetet të shihet. Pajtohem plotësisht në dy propozimet tjera të cilat ishin pjesë e letrës së deputetëve të opozitës në këtë rast në të cilën sa i përket rezervave strategjike dhe koordinimit ndërinstitucional dhe bashkë me sektorin privat. Megjithatë më të lëndueshmit janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.
Madje ajo ka akuzuar opozitën se ka bllokuar mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorit, duke iu referuar dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për çmimet tavan.
“Këta sot që po e kërkojnë heqjen e TVSH-së ose akcizës e kanë sfiduar në Gjykatë Kushtetuese projektligjin për çmime tavan… dhe sot mekanizmi i vetëm i inspektorëve të tregut janë brenda asaj që parashihet me ligjin për tregtinë e brendshme dhe jo sipas dispozitave që do të ishin shumë më definitive dhe më të sakta e më shumë në mbrojtje të konsumatorëve”, ka shtuar ajo.
Nga ana tjetër, opozita ka paraqitur kërkesa konkrete për ndërhyrje në treg. Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka propozuar: Lirimin e menjëhershëm të së paku 50% nga TVSH-ja për derivatet, Heqjen e përkohshme të akcizës për naftën deri në stabilizimin e tregut, Krijimin e një taskforce të përbashkët me sektorin privat, Krijimin e rezervave strategjike të naftës.
Sipas tij, kombinimi i këtyre masave do të mund të ulte çmimin e naftës për rreth 40 cent për litër.
Edhe deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, në një prononcim për Gazetën Infokus, ka vlerësuar se ndërhyrjet duhet të jenë më të targetuara dhe efektive, duke theksuar se akciza ka ndikim të menjëhershëm, por nuk është zgjidhja e vetme.
“Akciza ka ndikim më të menjëhershëm sepse është vlerë fikse për litër, por propozimi im konkret është subvencionimi i targetuar. Nuk mund të trajtohet njëjtë transporti publik me shfrytëzimin e makinës për qejf. Shteti duhet të ndihmojë aty ku është jetike: te transporti publik, bujqësia, KEK-u, bizneset prodhuese, përpunuese. Gjithashtu të mos harrojmë sektor si emergjencat, shëndetësia publike. Kjo siguron që të mos rritet çmimi për kategori kyqe dhe kostoja e prodhimeve tona vendore”, ka thënë Ymeri.
Ajo ka kërkuar gjithashtu që shteti të ndërmarrë masa strategjike për të përballuar kriza të tilla.
“Shteti duhet të lëvizë përtej ‘çmimeve tavan’ që po shihet se s’janë zgjidhje… Të krijohet një plan i mirëfilltë për rezervat shtetërore dhe private. Duhet ta dijmë si do t’ia bëjmë si shtet nëse mbetemi pa import për 2 javë”, ka deklaruar ajo për Infokus.
Sa do të binte çmimi pa akcizë?
Bazuar në strukturën aktuale të çmimit, nga 1.79 euro për litër, rreth 0.50 deri në 0.60 euro përbëjnë taksat (akcizë dhe TVSH).
Nëse këto taksa do të hiqeshin:
Çmimi teorik do të mund të zbriste në rreth 1.20 euro për litër.
Megjithatë ekspertët po paralajmërojnë se një masë e tillë më konkretisht heqja e TVSH-së, do të kishte kosto të lartë për buxhetin e shtetit dhe nuk garanton që ulja të reflektohet plotësisht tek konsumatori.
Në këtë situatë, përballë rritjes së shpejtë të çmimeve dhe mungesës së ndërhyrjeve fiskale, debati mes Qeverisë dhe opozitës po thellohet, ndërsa barrën kryesore vazhdojnë ta mbajnë qytetarët./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





































