Sport

Neymar flet për treshen e frikshme të PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 13 September 2017

Neymar ka vetëm fjalë të mira për Cavanin e Mbappen.

Paris Saint Germaini ka krijuar një treshe sulmuese të frikshme pas transferimeve të Neymar nga Barcelona dhe Kylian Mbappe nga Monaco, transmeton Gazeta Express.

Ata shkëlqyen në fitoren e thellë të PSG-së ndaj Celticut prej 5:0, ku shënuan katër gola.

Neymar, që u transferua në Francë për 222 milionë euro, ka lavdëruar Cavanin e Mbappen dhe beson se dalë ngadalë do të bëhen edhe më të frikshëm.

-Advertisement-

“Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer”, tha Neymar për Cavanin e Mbappen.

“Cavani është sulmues i jashtëzakonshëm. Mbappe është djalosh që dëshiron të shkojë para, të kërkojë në vazhdimësi topin. Do ta njohim njëri tjetrin shumë e më shumë”.

“Është e lehtë kur ju luani me lojtarë të tillë. Do të përmirësohemi edhe më shumë, pasi ende nuk e kuptojmë mirë njëri-tjetrin: me shikime, lëvizje, mungon ende diçka, por do të bëhemi më të mirë hap pas hapi”, theksoi mes tjerash braziliani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera