Nevojat e Ukrainës për municione në qendër të takimit mes zyrtarëve perëndimorë të mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 15 March 2023
Sekretari amerikan i Mbrotjes Lloyd Austin do të drejtojë nga Pentagoni një takim virtual ku do të marrin pjesë zyrtarë të mbrotjes nga rreth 50 vende. Takimi pritet të përqëndrohet tek nevojat e ushtrisë ukrainase për municione në funksion të përballjes së këtij vendi me agresionin rus.
Ai vjen pas disa mbledhjesh të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Grupi është një aleancë e 54 vendeve, 30 prej të cilave anëtare të NATO-s, krijuar si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë.
“Ne po vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të plotësuar nevojat e Ukrainës, qoftë me municione, mjete të mbrojtjes ajrore, apo automjete të blinduara”, u tha të martën gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.
Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë të saj, zyrtarët amerikanë si dhe ata të Bashkimit Evropian e NATO-s, janë zotuar të shtojnë përpjekjet për të shtuar prodhimin e municioneve për të furnizuar Ukrainën, si dhe mbushur rezervat e tyre që janë pakësuar.
“Ne shqyrtojmë vazhdimisht çështjen e furnizimin me municione”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një takimi me drejtues ushtarakë të vendit të tij.
Zoti Zelenskyy tha se përqëndrimi kryesor ishte tek përpjekjet për të mbrojtur vijën e frontit lindor, mes tyre Bakhmutin, një qytet që është përfshirë prej muajsh të tërë nga luftime të ashpra. Ai tha se pozicioni i qartë i udhëheqësve ushtarakë ukrainas është “përforcimi i pozicioneve, me synimin për t’i shkaktuar dëmin më të madh të mundshëm okupatorit”.
Po sot zoti Zelenskyy përshëndeti njoftimin e Danimarkës për një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për këtë vit për Ukrainën.
Rreth dy të tretat e fondeve do të jenë ndihmë ushtarake, pjesa tjetër synon të mbështesë operacionet humanitare, ato për rindërtim si dhe biznesin.
Në një postim në Twitter zoti Zelenskyy shprehte mirënjohjen e tij duke shtuar se ndihma do t’i shërbente afrimit të asaj që ai e cilësoi, fitore e përbashkët ndaj agresorit, si dhe kthimit të paqes në Evropë./REL
Të tjera
-
Osmani: Lulëkuqet e Drenicës, të ujitura me gjakun e grave dhe burrave që u angazhuan për liri
Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar një foto ku shihet në një fushë me lul...
-
U bë kryetare me mbështetjen e tij, Kurti e pret Ardita Sinanin- jep disa detaje për zhvillimet në Preshevë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur në kryeministri kryetarën...
-
Bajrami ironizon me Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet, natyrshëm mandati tjetër do të jetë më i mirë
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministri...
-
UP-ja ngrit flamurin LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit
Universiteti i Prishtinës, të premten ka ngritur flamurin e komunitetit LGBTQ...
-
Hovenier: Mbështetjen për Kosovën e kemi në ADN, por kjo s’do të thotë Qeveria mund të bëjë ç’të dojë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier duke folur për mosmarrëveshjet e...
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje
Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandeh...
-
Maqedonci: Kemi kufizime sa i përket koordinimit paraprak, por jo për veprim në të gjithë territorin e Kosovës
Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thë...
-
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO
Tashmë kanë përfunduar negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VM...
-
Zemaj për anulimin e çmimeve të produkteve medicinale: Qeverisë i doli në shesh përfitimi personal
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj tha se ...
-
Ministri Peci në takim me përpunuesit e drurit: Ka rënie drastike të prerjeve ilegale
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka zhvillua...
-
Brukseli i përgjigjet Kurtit: Drafti Evropian të shkojë në Kushteutese, i takon Kosovës të kërkojë këshilla në Venecia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij të fundit kur ka fo...
-
PDK-ja përfshin në listën për deputetë të aderuarën Sala Jashari
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar për...