Lajme

Nesër pritet të merret vendim për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për 15 për qind

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 22 March 2023

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se në bazë të raporteve, për të Hyrat e Lejuara Maksimatet pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind, pritet të hyjnë në fuqi.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për KosovaPress.

-Advertisement-

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera