Kulturë

Nesër në Gjilan fillon edicioni i katër i Angros Festival

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 05 August 2021

Angros Festival, duke nisur nga nesër, për tri ditë rresht do të mbahet në qytetin e Gjilanit.

Në edicionin e katërt të këtij festivali, përfshihen grup-mosha të ndryshme nga të gjitha qytetet.

“Me 6, 7 dhe 8 gusht do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe tradicionale, përfshirë këtu kënde të artit për fëmijë, punëtori, shfaqje të filmave e muzikë, gjithashtu aktivitete sportive dhe rekreative si yoga e çiklizmi”, thuhet në postimin e bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

-Advertisement-

E  veçantë e këtij festival është që të gjitha aktivitet do mbahen në ambiente të hapura, shkruan Gazeta Infokus

Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, Gërsheta Resort- Makresh dhe Kalaja e Pogragjës janë vendet ku do të zhvillohen aktivitet ,thuhet në njoftimin e ministrisë . /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera