Lajme

Nesër fillon mësimi/ Reagon Krasniqi: Ky është shqetësimi i tij

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 02 October 2022

Kryetari i Partisë Demoktratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur për fillimin e vitit të ri shkollor, pas pesë jave grevë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka  thënë se po shqetësohet për mënyren e qeverisjen që po instalohet.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi ka shtuar se qeveria duhet të punojë më shumë për  plotesimin e kushteve të mësimdhënësve.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, përfundon Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera