Nëntogeri i FSK-së Genti Koçinaj ka marrë çmimin, studenti ndërkombëtar më i mirë i klasës, në SHBA
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 11 Korrik 2017
Nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovë (FSK), Genti Koqinaj, diplomoi në “Kursin Bazik të Oficerëve për Komunikim” në SHBA, ku si shpërblim për rezultatet e treguara gjatë këtij trajnimi, nga shefi i Shtabit të “Cyber Center of Excellence” në bazën Fort Gordon mori çmimin “Col. Alan C. Dexter”, çmim ky i cili i jepet studentit ndërkombëtarë më të mirë të klasës, që tregon performancë të jashtëzakonshme akademike dhe udhëheqëse.
Sipas komunikatës nga MFSK, nëntogeri Koçinaj, Kompania e Komunikimit të FSK-së, kursin bazik të oficerëve për komunikim e ka filluar nga data 22 Shkurt 2017 dhe e ka përfunduar më 21 Qershor 2017, në Shkollën e Sinjaleve të Ushtrisë Amerikane, në Fort Gordon, Georgia, ku pjesëmarrës kanë qenë 53 kadetë nga shtete të ndryshme të botës, si nga Amerika, Kosova, Hungaria, Arabia Saudite dhe Bosnja e Hercegovina. Ky kurs SBOLC, ka qenë i ndarë kryesisht në dy pjesë: pjesa e njohurive të pergjithshme për oficer dhe pjesa e njohurive specialistike për fushën e komunikimit. Pjesa e parë e kursit ka përmbajtur tema si: procedurat e udhëheqjes së trupave, menagjimi i trajnimit të njësisë, taktikat me njësi të vogla, operacionet paqeruajtëse, operacionet e mirëmbajtjes, operacionet me konvoj, navigim tokësor, kualifikim në gjuajtje me armë etj.
Ndërsa pjesa e dytë ka përfshirë temat, si: ËIN-T (Ëarfighter Information Netëork – Tactical), IT essentials, Hyrje në Rrjeta, Siguria kibernetike, shpërndarja e energjisë elektrike, PVMU dhe roli i S6, CPOF, TOCNET dhe zhvillimi i karrierës së oficerëve të komunikimit. Dy javët e fundit të trajnimit kanë kulminuar me Planifikim të Ushtrimit Fushor dhe realizim të Ushtrimit Fushor 5 ditor. Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë marrë pjesë rregullisht në ushtrime fizike si dhe janë sprovuar me role dhe pozita të ndryshme, duke përfshirë këtu; S1, S2, S3, S4, S6, komandant togu, udhëheqës skuadre apo udhëheqës ekipi. Pas rezultatit të treguar nëntoger Koqinaj është caktuar dy herë në pozitën e komandantit të togut, pozitë kjo e cila zakonisht është e rezervuar vetëm për oficerë amerikan dhe jo ndërkombëtar. Nëntoger Koqinaj, gjatë kësaj periudhe ka arritur që krahas këtij kursi të ndjek edhe trajnimin shtesë për Mbrojtje të Afërt Luftarake, ku është certifikuar për nivelin e parë të këtij programi.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...

































