Lajme

Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FSK-së trajnohen me ata të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 29 May 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur një kurs të përbashkët me kolegët e tyre të Policisë ushtarake të FAR të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimit në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka thënë se për tetë javë nënoficeët e FSK-së u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak të mbajtur në Rinas.

“Kursi i përbashkët i nënoficerëve të Policisë Ushtarake të FSK-së me kolegët e tyre të Policisë ushtarake të FAR të Shqipërisë.

-Advertisement-

Për tetë javë, nga ana e instruktorëve të PU Shqiptare, nënoficerët tanë u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak, mbajtur në Rinas.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!

Së bashku gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera