Lajme

“Nënë Tereza” në xhami

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 23 July 2017

Hoxha e mjeku i mirëpresin xhematin e pacientët në objektin e xhamisë së Remnikut të Vitisë.

Imami u mban të premteve xhematit ligjërata për përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe materiale, shkruan sot “Koha Ditore”. Poshtë saj, në dhomat e katit përdhes, mjeku dhe infermieri i kontrollojnë të hënave dhe të premteve remnikasit me probleme shëndetësore.

Kështu ishte vendosur ende pa iu vënë gur themeli në mes të viteve nëntëdhjetë. Madje nismëtarët për ndërtimin e xhamisë ua kishin mbushur mendjen fshatarëve që ambulanca të hapej poshtë para se sipër saj të përfundonin punimet për ndërtimin e objektit të lutjes për besimtarët myslimanë.

Dhe më 1996, në ballin e betontë sipër derës së hyrjes do të vendosej tabela me emrin e ambulancës së shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera