Nëna e yllit të ri të Juves: Na nxori nga varfëria, lindja e tij ishte një mrekulli!
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 25 March 2019
Moise Kean është lojtari i momentit në Itali, pasi shënoi dy gola njëri pas tjetrit. Të parin me Juventusin, kundër Udinese, ndërsa të dytin në debutimin si startues me kombëtaren axurre, kundër Finlandës. Tani, për të na treguar talentin e ri të futbollit italian, ka folur nëna e tij, Isabelle, e cila është intervistuar nga “Tuttosport”. Ajo zbulon edhe një detaj për lindjen e Kean.
“Giovanni lindi në vitin 1993 dhe Moise në vitin 2000. A e dini pse ne e quajmë atë të voglin e shtëpisë? Sepse lindja e tij ishte një mrekulli. Mjekët më thanë se nuk mund të kisha më fëmijë, unë bërtita dhe u luta. Natën që ëndërrova për Moise, ai “kishte ardhur” për të më ndihmuar…, sepse pas katër muajsh isha përsëri shtatzënë”.
Jeta e familjes “Kean” ndryshoi kur Moise nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Juventusin: “Kishim shumë pak para në shtëpi. Një ditë, teksa ora shënonte 05:30 e mëngjesit, im bir, Moise, më telefonoi, ndërsa po shkoja në punë. Fillimisht u frikësova, mendova se diçka i kishte ndodhur atij, që më merrte në një orë të tillë, por më tha: mami, kam një surprizë për ty. Unë e pyeta plot ankth: Mos më thuaj që nuk ke nënshkruar me Juven.
Dhe ai m’u përgjigj: Jo, mami, kam nënshkruar dhe ju nuk do të punoni më, pasi do të vini të jetoni në Torino me mua”.Dhe në fakt, djaloshi i talentuar i nxori nga varfëria, ku po “notonin” gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse Isabelle e falënderon Juventusin, që po punon për rinovimin e kontratës me Mino Raiola, për ta shmangur humbjen e Kean në afatin e caktuar, vitin 2020: “Juve e mirëpriti atë si një fëmijë, e bëri njeri. E ndihmoi të studionte dhe të stërvitej, e rriti atë në çdo drejtim. E bëri ky që është jo vetëm në fushë, por edhe në jetën si njeri. Klubi bardhezi ishte si babai i tij”.
Së fundi, nëna e yllit të ri të Juves dhe Italisë konfirmon dëshirën e madhe të Kean, edhe brenda katër mureve të shtëpisë, ku nuk heq dorë nga “shoku” i tij më i mirë: “I jep atij një top dhe e bën të lumtur. Moise është i palodhur. Edhe pas një dite trajnimi, ai kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që bën është të driblojë me topin. Problemi është se më përfshin dhe mua, më do si rivale, kur argëtohet me topin…”
Siç përmend “Tuttosport”, Juventusi po përpiqet ta “blindojë” Moise Kean, sepse xhevahirin e ri po e lakmojnë disa klube, mes të cilëve Ajax dhe Milan. Ato u interesuan edhe në janar, por trajneri Allegri kërkoi që sulmuesi i ri të qëndrojë. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë, nëse Kean nuk merr më shumë garanci për aktivizim sezonin tjetër. Topi, me pak fjalë, kalon këtë kohë tek Allegri…
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...