Nëna e Astrit Deharit, Haki Abazit: Trego emrat nga kush po i merr informatat
Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 16 February 2023
Në studion e Debat Plus-it, ku i ftuar është Haki Abazi, është lajmëruar nëna e Astritit Deharit, Xhemile Dehari.
Ajo përmes një mesazhi me shkrim, ka kërkuar nga Abazi, t’i tregojë emrat se ku po i merr informatat për djalin e saj.
Ajo ka thënë se në të kaluarën Abazi kishte thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje.
“Të lutem pyete prej kur është tu u marrë për hetimet për Astritin, se për kohën kur e vranë Astrirtin, Haki Abazi ka thënë se është vetëvrasje, qysh ka mujt me thënë atëherë me thënë se është vetëvrasje dhe sot se si u humbën mostrat e Astritit, le të tregon me emra se prej kujt i merr këto informata”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Abazi ka thënë se nuk është e vërtetë që ka deklaruar ndonjëherë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
Ai i ka quajtur propaganda informatat e tilla, teksa ka thënë se e kupton familjen Dehari dhe dhimbjen e tyre.
“Më vjen shumë keq, në fakt kjo është arsyeja që duhet të përfundoj ky rast të marrë epilogun e drejtësisë. Unë kam një nënë në shtëpi që ka përjetu një dhimbje të humbjes së djalit të saj. E kuptoj plotësisht se çfarë do të thotë se cka do të thotë të jetosh me brengën e hapur, të mospërfundimit të drejtësisë. Nuk e kam thënë kurrë, janë propaganda që kanë qarkullu në rrjete sociale që jam deklaru për rastin Dehari, asnjëherë. Më vjen keq për keqinformimin që ka ndodhur”, ka thënë ai./
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...