Në Zvicër jetojnë mbi 7,600 tatimpagues me të ardhura mbi një milion franga në vit
Autori: Gazeta inFokus
23:12 | 03 August 2026
Në Zvicër janë 7,666 persona që deklarojnë të ardhura vjetore prej të paktën 1 milion frangash zvicerane (CHF), ose rreth 1.24 milionë dollarë amerikanë, sipas të dhënave të vitit 2022 të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave dhe të analizuara nga gazeta zvicerane Blick.
Përqendrimi më i madh i milionerëve regjistrohet në kantonet Zug dhe Schwyz. Në Zug jetojnë 860 tatimpagues milionerë, që përbëjnë 1.1% të popullsisë së kantonit, ndërsa në Schwyz janë 774 persona, ose 0.77% e popullsisë. Në anën tjetër, kantonet Ticino dhe Graubünden kanë përqindje më të ulëta, me përkatësisht 280 dhe 132 tatimpagues me të ardhura mbi një milion franga.
Në nivel komunal, Wollerau, në kantonin Schwyz, renditet i pari për nga përqendrimi i milionerëve. Rreth 4.4% e banorëve të kësaj komune, ose 251 persona, deklarojnë të ardhura mbi një milion franga në vit. Megjithatë, për nga numri absolut, Wollerau tejkalohet nga qytetet Cyrih me 482 milionerë, Zug me 431 dhe Gjenevë me 272.
Në listën e zonave më të preferuara nga personat me të ardhura shumë të larta përfshihen edhe destinacione të njohura turistike si Gstaad, Verbier, St. Moritz, Engelberg dhe Crans-Montana. Gjithashtu, edhe disa komuna më pak të njohura, si Balgach dhe Teufen, tërheqin tatimpagues të pasur.
Sipas analizës së gazetës Blick, normat e ulëta të tatimit mbeten një nga faktorët kryesorë që i nxisin personat me të ardhura të larta të vendosen në këto zona të Zvicrës./Albinfo.ch

T� tjera
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...
-
Lushtaku kundërshton Projektbuxhetin 2027: Qytetarët po varfërohen
eputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në emër të Grupit ...
































