Në veri sërish shfaqen afishe kundër riregjistrimit në RKS
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 01 September 2022
Në Mitrovicë të Veriut sërish janë shfaqur afishe kundër riregjistrimit të makinave në targat RKS- Republika e Kosovës.
Në xhamin e përparmë të disa makinave janë parë afishe me mbishkrime “Nuk ka dorëzim, KM-ja mbet”, duke iu referuar targës KM (Mitrovicë e Kosovës) e cila lëshohet nga autoritetet e Serbisë dhe konsiderohet e paligjshme nga Kosova.
Po ashtu, simboli i Kosovës në disa targa të veturave është mbuluar me letra ngjitëse ku shkruan KM.
Më 1 shtator ka nisur afati prej 61-ditësh për riregjistrimin e veturave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga Serbia – sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – që përdoren nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që mesazhe të tilla shfaqen në Mitrovicë të Veriut, pasi për herë të parë ato u shfaqën më 30 korrik të këtij viti. Por, as kësaj radhe, Policia e Kosovës nuk ka bërë ndonjë njoftim për këto afishe.
Ndërkaq, gjatë muajit gusht, në Mitrovicë të Veriut u shfaqën grafite ku shkruante “Brigada e Veriut – Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”.
Atëbotë, Policia në raportin e rregullt 24 orësh e identifikoi rastin e shfaqjes së grafiteve, por nuk ka treguar se cilat janë rezultatet e hetimeve të kryera.
Vlerësohet se në katër komunat në veri (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) qarkullojnë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, sot u bëri thirrje serbëve që të konvertojnë targat në RKS, duke thënë se kjo do t’iu mundësojë lëvizje të lirë në mbarë territorin e Kosovës.
Sipas Kurtit, 401.945 vetura janë të regjistruara me targat RKS.
“Prej tyre, dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen në targa RKS përbëjnë rreth 2 për qind të tyre”, tha ai.
Vendimet e qershorit të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumentet serbe, u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët ngritën barrikada në veri më 31 korrik dhe 1 gusht.
Pas heqjes së barrikadave pasditen e 1 gushtit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për 1 shtator. Por, në ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, arritën marrëveshje për dokumentet.
Në bazë të marrëveshjes për dokumentet, nga 1 shtatori qytetarët e Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në shtetet e njëra-tjetrës, pa pasur nevojë që të pajisen me dokumente për hyrje/dalje./rel
Të tjera
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
-
Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar...
-
“Qeveria gjermane më në fund fitoi respektin e ekstremistit të Trump” – Eurodputeti gjerman ironizon me Richard Grenell
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Gr...
-
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca ...
-
Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vint...
-
ASK: Nuk ka rënie të madhe të numrit të popullësisë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Arrestohet në Ferizaj, kërkohej për një vrἀsje në tentativë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte ...
-
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Kompania LATEL është shpallur kompania më e mirë në pronësi të huaj për perfo...
-
“Shtylla e familjes” – Prindon Sadriu me urim të veçantë për ditëlindjen e gruas Presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po feston ditëlindjen e saj të 42-të. ...
-
Pengoi personat zyrtarë në kryerje të detyrës, arrestohet gruaja në Mitrovicë
Një grua është arrestuar në Mitrovicë pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar...
-
Prishtinë: Një qytetar raporton se u sulmuἀ dhe u kἀnos me ἀrmë, policia në ndjekje të të dyshuarit
Një person në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar dhe është kanosur me ar...
-
Presidentja Vjosa Osmani mbushë 42 vjet
Presidentja Vjosa Osmani ka mbushur sot 42 vjet. E lindur në Mitrovicë, Os...