Lajme

Në shesh apo në çadër? Meta: Ky është një fillim pa kthim, apeli për policinë

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 11 February 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga selia e tij pak minuta pasi Sali Berisha doli nga “selia blu”.

Të ndarë të dy janë nisur drejt bulevardit “dëshmorët e kombit”, ku edhe janë grumbulluar qytetarët.

Kreu i PL, në një prononcim të shkurtër për mediat, tha se ky është një fillim pa kthim dhe se ndryshimi do të ndodhi me çdo çmim.

-Advertisement-

Apeli i Metës për policinë ishte të “dëgjohet zëri i popullit”.

Në shesh apo në çadër, çfarë do të ndodhë?

“Ky është një fillim pa kthim. Ndryshimi do të vijë me çdo çmim. Rama të ikë një orë e më parë nga Kryeministria.

Apel?

Të dëgjohet zëri i popullit”, tha shkurtimisht Meta./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera