Sport

Në pritje të fluturimit për Milano, Vidal stërvitet në rrugët e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 16 September 2020

Në pritje të fluturimit drejt Milanos, Arturo Vidal ka zgjedhur rrugët e Barcelonës për t’u stërvitur mëngjesin e sotëm, pasi ka vrapuar nën shoqërinë e përgatitësit të tij atletik, Juan Ramirez.

Mesfushori ka prishur me marrëveshje kontratën me Barcelonën dhe ka gjetur akordin me Interin, për të vijuar karrierën te zikaltrit, por është ende në pritje të “dritës jeshile” për të fluturuar drejt Italisë.

Siç raportojnë mediat në vendin fqinj, para se Vidal të niset drejt Milanos, Interi duhet të largojë mbrojtësin uruguaian Diego Godin, të cilin e ndan vetëm zyrtarizimi nga skuadra e Cagliarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera