Në Prishtinë hapet instalacioni me fotografi dhe video që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 06 March 2022
Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në sheshin “Skënderbeu” u hap instalacioni me fotografi dhe video që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
Në hapjen e këtij instilacioni ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nëpërmjet fotografive dhe videove tregohet një historik i shkurtër prej lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari e deri tek rënia heroike për çlirimin e vendit.
“Mirë se keni ardhur sot këtu në instilacionin e cila është bërë në Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për shpërfaqjen e vlerave të familjes së Jasharajve. Një historik prej lindjes se Komandantit legjendar Adem Jashari, e deri tek rënia e tyre heroike për çlirimin e vendit tonë për krijimin e shtetit tonë. Pra është një historik në pika të shkurtra por i saktë, dhe i cili e ka një vlerë të madhe edhe për rinin tonë, qytetin, kryeqytetin dhe gjithë vizitorët, që jep informata se çka ka ndodhur, pikërisht edhe pse e festojmë Epopenë, pse i festojmë datat 5, 6 dhe 7, pra të dijmë arsyet e festave”, u shpreh Rama.
Ai po ashtu nuk mohoi edhe mundësin e një hapjeje të një muzeu të luftës, në të cilën do të përmbante çdo gjë që do të paraqiste kohën e luftës në Kosovë.
“Është me rëndësi të madhe që vlerat luftës jo vetëm të çmohen në këto data, mirëpo edhe në mënyra të tjera p.sh. me krijimin e muzeut të luftës, të paqes që të gjitha ato informata që i kemi, të gjitha sakrificat që kanë ndodhur, familjet e ndryshme që kanë vuajtur po ashtu edhe veteranët e dëshmorëve që kanë ra gjatë luftës për çlirimin e vendit tonë të jenë të përmbledhura në një vend, pra të ua bëjmë nderin popullit tonë, dëshmorëve sepse vetëm në këtë mënyrë në krijojmë një bazë të mirëfilltë dhe një të ardhme të mirëfilltë për kombin tonë”, thotë Rama.
E hapja e kësaj ekspozite do të qëndrojë edhe disa ditë pas Epopesë së UÇK-së.
Ndërsa nesër në ndezjen e flakadanëve do të bëhet një sinkronizim mes kryeqytetit dhe vendndodhjes së sakrificës së familjes Jashari.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...