Lajme

Në Prishtinë gjendet pa shenja jete një 67 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 17 November 2021

Një 67 vjeçar është gjendur pa shenja jete në mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me urdhër të prokurotit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç,

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, njoftoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera