Ekonomi

Në Istog mbahet dëgjimi publik me qytetarë për draft buxhetin 2020 – 2022

Autori: Sylejman Sylejmani 09:28 | 16 September 2019

Qytetarët e Istogut të hënën kanë mundësinë që të marrin pjesë në dëgjimin publik për draft buxhetin e komunës për vitet 2020 – 2022.

Sipas një njoftimi të komunës thuhet se në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me planin e projekteve kapitale, shkruan Gazeta inFokus.

“Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në Listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni. Zëri Juaj do të dëgjohet”, theksohet në njoftim.

-Advertisement-

Dëgjimi publik do të fillojë në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy