Sport

Në fushë me maskë, futbollisti luan 90 minuta

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 16 December 2020

Futbollisti i klubit Olimpia, Jerry Bengtson, është lojtari i vetëm që mban në fushë maskën për 90 minuta, shkruan Gazeta inFokus.

33 vjeçari ka vendosur të mbaj maskën edhe kur luan, ani pse është më e vështirë për të marrë frymë, sulmuesi preferon më shumë të mbaj familjen e tij të sigurt.

Trajneri i klubit, Pedro Troglio, nuk i pengon aspak ky veprim i sulmuesit, madje thotë se ai po vazhdon të shënoj gola njëjtë siç ka bërë më parë.

-Advertisement-

“Duket e çuditshme, sepse ai është i vetmi lojtar në skuadër dhe në kampionat, që luan me maskë. Kjo nuk e shqetëson atë, madje po shënon njësoj gola”.

Fotografitë e Bengstonit me maskë në fushë janë bërë virale në gjitha rrjetet sociale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera