Lajme

Në 22 vjetorin e vdekjes kujtohet dëshmori Anif Muji nga Struzha

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 31 March 2021

Të mërkurën, përmes një takimi poetik në ambientët e ShKA ” Agimi”, është përkujtuar dëshmori, Anif Muji nga Struzha, në 22 vjetorin e rënies së tij.

Në organizim të shkollës së fshatit Struzhë, në bashkëpunim me shoqatën për kulturë dhe art ” Fidani”, është organizuar takim poetik kushtuar dëshmorit dhe ish drejtorit që e mban emrin kjo shkollë, Anif Muji, në përkujtim të 22 vjetorit të vrasjes së tij.

Drejtuesi i shoqatës ” Fidani”, Berat Batiu, tha se ideja për organizimin e këtij aktiviteti kulturor ishte e bijës së dëshmorit, Teutës, kushtuar babait të saj i cili përveç veprimtarisë atdhetare ka dhënë kontribut edhe në lëmin e arsimit. Për biografinë dhe veprimtarinë jetësore të dëshmorit, ka folur drejtori i shkollës, Ramit Pireci.

-Advertisement-

Ai në mes tjerash tha se përveç angazhimeve për të mbajtur gjallë arsimin shqip, dëshmori Anif Muji, sakrifikoi deri në flijim veten e tij duke qenë pjesë edhe UÇK-së. Ndërkaq, e bija e dëshmorit, Teuta, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, dhe tha se në përvjetorin e 22-të të rënies heroike të babait të saj në altarin e lirisë, familja e kujton atë me dhimbje por dhe krenari.

Në këtë takim poetik, kanë deklamuar poezi të tyre poetë nga Prizreni e Dragashi si dhe grupi i recitatorëve të shkollës ekonomike ” Ymer Prizreni” nga Prizreni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera