Ekonomi

Ndodhë edhe kjo| Bordi i Ujësjellësit të Mitrovicës shpërblen veten me nga 20 euro mbushje

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 03 October 2019

Anëtarët e bordit udhëheqës të kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë një vendim interesant për veten, shkruan Gazeta inFokus.

Çdo muaj ata do të marrin nga 20 euro mbushje si shpërblim për kontributin që japin për mbarëvajtjen e punëve në këtë ndërmarrje.

“Bordi i drejtoreve te KRU Mitrovicës, ka marr vendim qe anëtareve te bordit me ua nda ka 20 euro mbushe te telefonit ne muaj”, i ka thënë gazetës inFokus një zyrtarë i kësaj ndërmarrje.

-Advertisement-

Këtë vendim e kanë marrë në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e kaluar.

Në bazë të vendimit të qeverisë së Kosovës 07/81 të vitit 2016, anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike u takon vetëm kompensimi varësisht nga kategoria që i takojnë, por jo edhe benificione tjera.

Sipas këtij del se vendimi i anëtarëve të bordit udhëheqës të kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” për t’ia ndarë vetes nga 20 euro mbushje është i jashtëligjshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera