Lajme

Ndodh edhe kjo në QKUK, pacienti ia kris duhanit në dhomën e të sëmurëve

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 20 August 2019

Edhe pse në ambientet brenda QKUK-së është rreptësishtë e ndaluar pirja e duhanit, kjo nuk po i ndalon pacientët që atë ta konsumojnë brenda sallave ku po qëndrojnë të shtrirë për kurim.

Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet një pacient i QKUK-së (nuk dihet se në cilin repart), duke pirë cigare brenda dhomës ku ishte i shtrirë.

I njejti shihet me fasha në duar, si dhe duke pirë cigare anash shtratit të tij.

-Advertisement-

Në të njejtën dhomë, siç dëgjohet edhe nga video ka edhe persona të tjerë, të shtrirë.

“Çka sheh njeri në spital”, dëgjohet duke thënë një person.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera