Fun & Video

Ndodh edhe kjo në “Kush dëshiron të bëhet Milioner?”: Kandidatja shfrytëzon të dy ndihmat për t’u përgjigjur në “Ku gjendet Muri i Madh i Kinës?” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 10 August 2018

Një konkurrent në edicionin turk të “Kush dëshiron të bëhet Milioner?” shfaqje jashtëzakonisht popullore, versioni indian i të cilit quhet Kaun Banega Crorepati, menjëherë u bë subjekt i talljes sapo ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjet se ku ndodhej Muri i Madh i Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 26-vjeçare të diplomuar në Ekonomi nga Stambolli të cilës i janë dhënë katër opsione për pyetjen nga e cila ajo kishte për të zgjedhur atë të saktën,

Kina, India, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin opsionet e ofruara, për të cilat konkurrentja kishte dy “mundësi tjera” për të gjetur përgjigjen.

-Advertisement-

Pamjet e shpërndara tanimë me të madhe në rrjetet sociale thuhet se tregojnë garuesen Su Ayhan, plotësisht të “humbur” nga pyetja.

Dhe për ta ndihmuar atë të vlerësojë zgjedhjen e duhur, ajo zgjodhi që së pari të merrte mundësinë e “sondazhit të audiencës”.

Mungesa e konsensusit midis votuesve, me vetëm 51% të përzgjedhjes së Kinës, e shtyu atë të përdorte edhe mundësinë e dytë, atë të “telefononi mikun”.

Por edhe pse situata u shpëtua nga miku i saj, Su Ayhan u eliminua në raundin e ardhshëm dhe me të kanë filluar talljet, së bashku me gjendjen e arsimit në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera