Sport

Ndërhyrje horror në miqësore, lojtari i Sevijës godet me shkelmë talentin e Liverpulit-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 July 2019

Sevija dhe Liverpuli janë përballur në mesnatë, në një ndeshje që vetëm miqësore nuk ishte.

Spanjollët ishin ata që morën fitoren në minutën e fundit, por e gjithë sfida u shënjua nga një ndërhyrje e pakuptimë e lojtarit të Sevijës.

Në minutën e 75-të të takimit, Gagnons ka goditur me shkelmë Jaser Larucin, i cili është nxjerrë jashtë fushe me barrel.

-Advertisement-

Kaq ka mjaftuar që sfida të ndizet, më lojtarët e Liverpulit të cilët janë nervozuar dhe kanë kërkuar llogari për këtë veprim të pakuptimtë në një sfidë miqësore.

Lojtari i Sevijës është ndëshkuar me të kuq, por kjo gjë nuk i ka interesuar shumë skuadrës angleze, e cila pa lojtarin e saj të dilte me barrel nga një ndeshje miqësore.

Ndërkaq Sevija fitoi me rezultatin 2-1, me një gol në minutën e fundit të lojës.

Ndërhyrje horror on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera