NATO krijon një qendër hapësinore për mbrojtjen e satelitëve në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 22 October 2020
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s ranë dakord sot në takimin e tyre virtual për të krijuar një qendër hapësinore në Ramstein, Gjermani, ku ndodhet selia e forcës ajrore të NATO-s.
“NATO do të krijojë një qendër hapësinore në Gjermani që do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e satelitëve të vendeve aleate nga sulmet e armikut,” tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg pas ditës së parë të takimit ministror.
Ideja e krijimit të një qendre të tillë u nis në një samit të vendeve anëtare në dhjetor 2019 në Londër.
“Satelitët e vendeve anëtare të Aleancës janë shumë të prekshëm dhe përfaqësojnë objektiva të mundshëm sulmi. Kina dhe Rusia kanë zhvilluar aftësi që mund të çaktivizojnë dhe shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kishin pasoja të rënda për komunikimet midis vendeve anëtare,” tha Stoltenberg.
Qendra Ramstein do të ketë për detyrë të ndajë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj satelitëve dhe të koordinojë aktivitetet e atyre satelitëve.
Në fund të vitit të kaluar, NATO shpalli hapësirën zonën e pestë operacionale, pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës kibernetike.
Të tjera
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...