Lajme

Nata e shtatë e protestës – qytetarët sërish në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 22 September 2026

Për të shtatën natë me radhë, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Protestat kanë nisur pas shpalljes së aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim. 

Edhe sonte, qytetarët po vazhdojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit dhe mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.

-Advertisement-

Në natën e shtatë të protestës është paralajmëruar se të pranishmëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia, mes tyre tenori Ramë Lahaj dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica. 

Një natë më parë, protesta në të njëjtin shesh u shoqërua me pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe me flamuj kombëtarë e të UÇK-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy