Rozë

Nanë e bijë bashkë, Shyhretja dhe Engjëllusha shkëlqejnë në foton e fundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 11 September 2017
Këngëtarja Shyhrete Behluli tashmë ka shënuara dekada në skenën muzikore dhe vazhdon ende t’i qëndrojë besnike asaj.

Së fundi, në muzikë u fut edhe vajza e saj Engjëllusha Salihu e cila edhe pse është në hapat e parë të këtij rrugëtimi, ajo po ecën suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Për dallim nga shumë prej të rinjëve që dëshirojnë më shumë zhanret e tjera, Engjëllusha ka zgjedhur zhanrin e njëjtë si të nënës.

Kjo është edhe arsyeja që të dyja rastisin shpesh të jenë bashkë me njëra-tjetrën në vendet ku performojnë.

-Advertisement-

Në rrjete sociale, Shyhretja ka postuar së fundi një fotografi bashkë me të bijën, e cila sigurisht se është shkrepur  në ndonjë aheng ku ato kanë performuar.

Që të dyja, nanë e bijë shkëlqenin përkah njëra-tjetrës dhe si çdo herë edhe kësaj radhe vërehet ngjashmëria e Engjëllushës me Shyhreten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera