Lajme

Nagavci thotë se greva është e papranueshme: I dëmton nxënësit, shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 20 August 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar nëpër shkollat e komunave të Kosovës.Përmes një konference për media, Nagavci ka thënë se ministria e arsimit në kordinim me komunat dhe drejtorit komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgaditjet për fillim e procesit mësimor në shtator.

“Angazhimi ynë është shumë dimensional”, ka thënë Nagavci.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se nxënësit e klasëve të para e deri tek të nëntat do të pajisen me artikuj të rinj shkollor dhe të njëjtat, do të përcillen pas çdo viti nëse janë të përdorueshme, pa anashkaluar furnizimin me artikuj të rinj çdo vit.

-Advertisement-

Ministrja Nagavci ka folur edhe për paralajmërimet e grevave që janë paralajmëruar në fillimin e procesit arsimor në shtator.Gjersa e ka cilësuar si të papranuseshme grevën e paparalajmëruar, ajo ka thënë se mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit.

“Kërkesat për kushte më të mira të punës, këto që i përmenda janë veëm disa nga veprimet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve por mosmbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe i dëmoton të drejtat për arsim. Humbja e mësimit është humbje e ë drejtës themelore për arsim dhe për ne është e papranushme se vazhdimisht po përpiqemi të ofrojmë mbështetje për mësimdhënësit dhe ngritjen e nivelit në arsim”, tha Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera