“Nagavci është ende e hidhëruar”, Jasharaj e lidhë shkëputjen e kontratës kolektive me grevën
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 04 December 2022
Më 21 nëntor Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njoftoi SBASHK-un se e ka shkëputur kontratën kolektive të nënshkruar më 21 janar të 2021-tës.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj foli për shkëputjen e kësaj kontrate dhe për grevën e pezulluar.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, thotë se kjo sindikatë shkëputjen e kontratës kolektive e konsideron “veprim të ngutshëm, të pabazuar, të njëanshëm e të pa efekt”.
Jasharaj deklaroi se janë duke u konsultuar me ekspertë të fushës së drejtësisë dhe se janë duke e analizuar situatën.
“Ajo ka qenë vetëm si informatë dhe e konsiderojmë si veprim të ngutshëm e të njëanshëm të ministres Nagavci dhe si veprim i tillë e konsiderojmë si tëpabazuar dhe pa efekt, ngase në kontratën kolektive thuhet qartë që asnjëra palë nënshkruese nuk ka të drejt të marrë hapa të tillë të zhvlerësimit të kontratës kolektive. Pra një të drejtë të tillë se ka MASHTI as SBASHK-u. Ne jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë dhe jemi duke e analizuar situatën. Me siguri do të dërgojmë përgjigje zonjës Nagavci për t’i treguar se e ka bërë një hap të gabueshëm dhe se nuk ka të drejtë për shkëputjen e njëanshme të kontratës”, u shpreh ai për Express.
Kur u pyet rreth mundësisë që të shkëputet kjo kontratë, e të bëhet një e re, Jasharaj tha se “nuk kanë arsye”, derisa shton se Nagavci mund të jetë ende e hidhëruar për grevën.
“Kontrata është nënshkruar nga të dyja palët më 21 janar 2021 dhe t’iu them të drejtën është e habitshme ky veprim i Nagavci pas dy viteve, mbase ende e ka atë hidhërimin për shkak të grevës”, tha ai.
I pari i Sindikatës së Arsimit bëri të ditur se kontrata e nënshkruar në kohën e Qeverisë Hoti ka qenë me afat të pacaktuar.
“Kontratat zakonisht te ligji i pagave përpara kanë qenë në afate prej tri vitesh, por në kontratën kolektive të 2021 janarit thuhet qartë dhe ishte mirëkuptim i të dy palëve nënshkruese se kontrata është më afat të pacaktuar, mirëpo palët në marrëveshje mund të bisedojnë, mund të formojnë komisione të cilat do të bëjnë ndonjë shtesë, ndonjë aneks eventual në kontratë, por gjithnjë që avancon të drejtat e të punësuarve në sektorin publik”, tha Jasharaj.
Jasharaj foli edhe për grevën e pezulluar. Ai tha se janë duke e pritur janarin, mirëpo shpreson që çështja e ligjit të pagave të zgjidhet deri atëherë.
“Jemi duke pritur janarin. Lajmet janë se ligji i pagave që ishte problemi kyç që i dërgoi të gjitha sindikatat në grevë, është aprovuar nga Qeveria dhe ka shkuar në parlament. Ka deklarata nga deputetët e pozitës se është hequr edhe neni ku thoshte se pas votimit në Gazetën Zyrtare duhet të pritet edhe 8 muaj për implementim. Ne presim që qeveria dhe deputetët ta mbajnë fjalën, në procedurë të rregullt ta analizojnë dhe ta votojnë ligjin në dy leximet. Me një ligj të mirë të pagave, do të uleshin tensionet në tërësi dhe do të kishim një atmosferë krejtësisht tjetër. Edhe në kohët e kaluara, kryesisht ishte ligji i pagave ai që i dërgoi mësuesit në greva”, tha ai.
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...