Lajme

Naftë dhe gaz në Shqipëri? Flet ministrja e Energjisë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 05 July 2022

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku gjatë një takimi me biznesmenë në Holandë u shpreh se Shqipëria po punon për të krijuar një burim të qëndrueshëm energjetik.

Sipas saj kjo mund të realizohet nga një burim të qëndrueshëm që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz të lëngshëm natyror.

“Duhet të krijojmë burime të reja të energjisë që janë parqet diellore apo mullinjtë e erës. Po punojmë fort për të krijuar për një burim të ri energjetik, që të jetë i besueshëm dhe të jetë në kontrollin tonë. Ne vuajmë shpesh nga thatësia në Shqipëri. Ashtu siç tregonin të gjithë shifrat dhe analizat nga deti i veriut për prodhimin e energjisë nga era, me 50% më pak për shkak të erës me shpejtësi të ngadaltë. Po punojmë të krijojmë një burim të qëndrueshëm energjie që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz lëngshëm natyror. Kjo të jetë zgjidhje jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje”, u shpreh ministrja Balluku.

-Advertisement-

Ajo nënvizoi se duhet të krijojmë siguri energjetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin./euronews.al.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera