Mustafi-Vuçiqit: Sa është marrëzi Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, po aq mund të jetë edhe ai i komunave shqiptare në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 11 March 2023
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafi, ka komentuar vizitën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bujanoc.
Mustafi në një prononcim për Blic thotë se Vuçiq duke e ditur shumë mirë se selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar është në Bujanoc, nuk takoi përfaqësuesi e shqiptarëve, por vetëm komunitetin serb, që sipas tij me këtë e tregoi edhe qasje që ka.
“E para vizita në një komunë pa takuar institucionet e kësaj komune pavarësisht a është kryetari, zv/kryetari apo kryetari i komunës shqiptar tregon qasjen ndaj saj. E dyta me qe krerët e kësaj komune janë shqiptarë duhet të ketë kujdes të shtuar”, tha Mustafi.
“E treta selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar është në Bujanoc çfarë nënkupton mungesën e vullnetit të Presidentit Vuçiq për të takuar përfaqësuesit e shqiptarëve për të treguar interesimin për zgjidhjen problemit me diskriminimin dhe neglizhencën sistematike nga qeveria e Beogradit”, shtoi Mustafi.
Mustafi thotë se vizita e Vuçiqit e fokusuar vetëm në komunitetin serb është skandaloze dhe sipas tij, Vuçiq tregoi edhe njëherë që nuk i konsideron qytetar të barabartë shqiptarët e Luginës
“Pra një vizitë skandaloze e fokusuar vetëm tek komuniteti serb. Kjo tregon që kreu i shtetit serb nuk i konsideron qytetar të barabartë shqiptarët e Luginës, injoron institucionet që udhëheqin shqiptarët. E me këtë vizitë konfirmon mungesën e karakterit demokratik të Serbisë”, tha Mustafi.
“Ndryshe, vet vizita e Presidentit Vuçiq tregon për nevojën e domosdoshme për vendosjen e reciprocitetit mes standardeve dhe të drejtave të komunitetit serb në Kosovë me komunitetin shqiptar në Luginë”, tha Mustafi.
Mustafi komentoi edhe deklaratën e fundit të Vuçiqit ku tha se “Asociacionin i shqiptarëve të Luginës është marrëzi”.
“Dhe po, aq sa është marrëzi Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, po aq mund të jetë edhe Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi”, tha Mustafi për GazetaBlic.
Të tjera
-
Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar shifrën prej 1.5 milion
Sot në Kosovë përfundoi regjistrimi i popullsisë edhe për komunat të cilat ki...
-
Plag*osja e trefishtë në Pejë/ Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit
Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pe...
-
Serbia amniston krimi*nelët e luf*tës në Kosovë
Në Serbi, krimet e kryera në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjë...
-
Mbyllja e Bankës së Kursimeve në veri, Ulutash-Kurtit: Të shmangen veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensione
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar kryeministrin e ...
-
Gërvalla për zgjedhjet: Më mirë të mbahen në ditë të gjata sesa të shkurtra të dimrit – por duhet konsensus opozitar
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ...
-
Haradinaj: Qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se q...
-
Regjistrimi i popullsisë përfundoi, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?
Duke qenë se të premten ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë në...
-
Vjosa Osmani intervistohet nga mbesa e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga vizita që pati gja...
-
Situata e sigurisë në Kosovë, Kurti e Sveçla takohen me komandantin e KFOR-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e P...
-
Kërçeli: Aq shumë është degraduar sa lagja Kalabria ka marrë emrin e ri “Durrësi”
Shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli ka reaguar pas debatit të ...
-
Kryediplomatja: Nuk e zbatojmë Asociacionin e propozuar nga BE-ja nëse Serbia nuk zbaton detyrimet e veta
Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës ...
-
Xhirohet teksa bën tejkalim në vijë të plotë, gjobitet 200 euro
Policia në Pejë sot ka pranuar njё video incizim nga njё qytetar, ku shihet s...