Lajme

Mustafa gozhdon përsëri Osmanin e Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 June 2020

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë ikur nga përgjegjësit e tyre.

Kështu ka deklaruar i pari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tijë në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Mustafa e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të papresedan veprimin e Osmanit.

-Advertisement-

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, ka thënë Mustafa.

Poashtu Kreu i LDK-së, ka shkruare se Albin Kurti duke mos dorëzuar detyre Kryeministrit Avdullah Hotit, ka treguar një veprim të ulët.

“Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, ka përfundura ai.

Ndryshe, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës dje është zgjedhur kryeministër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera