Lajme

Mustafa e pyet Kurtin: Vajit çka më i ba, boss? Ku me qu?!

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 10 March 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, pasi çmimi për një litër vaj sot u rrit në 3.49 euro, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi Kurti dje u bëri apel qytetarëve që ta dërgojnë miellin në furra nëse kanë shumë rezerva.

“Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!”, shkroi Mustafa në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Vaji: pardje 1,59; dje 2,39; sot 3,49.

Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare “qojeni miellin në furra” dhe “kjo është kostoja e lirisë”.

Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera