Lajme

Musliu nga një tubim me gra: “Këto gra nuk lindin e rrisin fëmijë që nënshtrohen”

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 03 June 2026

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka dërguar mesazhe të forta gjatë një takimi me gra, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe të lirisë së fituar me sakrificë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu e cilësoi tubimin si madhështor dhe tha se nga ai takim po përcillet një mesazh i qartë për vendin.

“Këto gra nuk lindin as rrisin djem e çika që nënshtrohen”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo theksoi se është rritur me bindjen se kombi dhe atdheu duhet të jenë mbi gjithçka, duke bërë thirrje për kujdes në gjuhën dhe qasjen ndaj Drenicës dhe Kosovës.

“Jemi rritur e edukuar me një mendësi: Kombi dhe atdheu mbi të gjitha. Prandaj kujdes me gjuhën, kujdes me Drenicën, kujdes me Kosovën”, u shpreh ajo.

Musliu shtoi se demokracia dhe liria janë fituar me gjak e sakrificë dhe duhet të mbrohen me përgjegjësi.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy