Musliu: Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë rrugë e vdekjes

Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 29 July 2022
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas humbjes së jetës të dy mërgimtarëve në aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se kjo magjistrale është bërë rrugë e vdekjes, prandaj ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, duhet të dalë në terren dhe të sinjalizojë urgjentisht këtë rrugë.
“Apeloj ministrin Liburn Aliu dhe të gjithë stafin që të dalin në teren dhe të sinjalizojë urgjentisht rrugën Podujevë-Prishtinë, e cila është bërë rrugë e vdekjes. Sot kur po flasim ne i kemi humbur dy mërgimtarë tanë në atë rrugë, vetëm në mungesë të sinjalizimit të rrugëve. Është e dhimbshme, është tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për t’i kaluar pushimet dhe të humbin jetën në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë, pak kilometra para se të mbërrijnë në familjet e tyre”, theksoi ajo.
Ngushëllime familjarëve të dy viktimave iu shprehu edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“I bashkohem edhe ne ngushëllimeve për familjen që i humbi më të dashurit në këtë aksident të trafikut. Ishte tronditëse dhe tragjike”, tha ai./KP/

Të tjera
-
Formacion sulmues i Shqipërisë ndaj Serbisë
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, e ka publikuar formacionin st...
-
Atmosfere elektrizuese në Tiranë, tifozët mbushin rrugët me këngë patriotike
Tifozët kuq e zi janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë k...
-
Në Tiranë bëhet festë, muzikë dhe valle në prag të ndeshjes me Serbinë
Shqipëria po bëhet gati për ndeshjen më të rëndësishëm të Kualifikueseve të B...
-
Atmosfera e zjarr*të nga zemra e Tiranës – Tifozët brohorasin me zë të lartë “Shqipëri Etnike! UÇK! dhe Adem Jashari!”
Një atmosferë e zjarrtë dhe emocionuese është duke u ndjerë nw Tiranë, ku një...
-
Digj*et flamuri serb në Tiranë
Atmosfera në Tiranë po vazhdon të jetë e zjarrtë përpara ndeshjes mes Shqipër...
-
Tifozët shqiptarë ia nisin valles në rrugët e Tiranës
Atmosferë elektrizuese ka pushtuar Tiranën pak orë para përballjes së shumëpr...
-
Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi
Trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për përballjen ndaj Serbisë, duke l...
-
“A jemi live?” – Atmosferë e jashtëzakonshme në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë
Atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron rrugëve të Tiranës rreth 3 orë përpa...
-
Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup shpërndajnë ujë
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kom...
-
Nën flamujt kuq e zi, qytetarët e Sibocit të Obiliqit organizohen për ndjekjen e lojës Shqipëri-Serbi
Stadiumi “Air Albania” sonte do ta ketë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kud...
-
Kosovarët ia mësyjnë Tiranës për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Kosovarë të shumtë kanë shkuar sot në Tiranë për të ndjekur nga afër ndeshjen...
-
Kurti ka pritur dje në kryeministri kryetarin e “VATRA”-s, kanë folur për lidhjet e disaporës shqiptare në SHBA me Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim ...