Lajme

Dakaj i reagon ministres Rizvanolli: Në vend të përgjigjeve për skandalin, fjalime emocionale dhe viktimizim

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 07 June 2025

Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas publikimit të skandalit ku dyshohet për përfshirjen e saj në afera milioneshe përmes lidhjeve të ngushta brenda kabinetit të saj, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një qëndrimi të publikuar në rrjete sociale, Dakaj e cilësoi reagimin e ministres si “të zbrazët, emocional dhe pa asnjë përgjigje konkrete”.

“Me emocionove zonja ministre,” shkroi Dakaj me ironi, duke theksuar se ministrja nuk ofroi asnjë fakt që do të kundërshtonte të dhënat e publikuara për keqpërdorime të mundshme dhe ndërhyrje të paautorizuara në vendimmarrje shtetërore.

-Advertisement-

Sipas tij, në vend të një sqarimi për shkeljet e pretenduara, ministrja është fokusuar në një fjalim mbrojtës me tone morale dhe akuza ndaj mediave, duke e cilësuar raportimin si “gjuhë të urrejtjes”, “linçim” dhe “mungesë etike”.

I gjithe reagimi eshte viktimizim e akuza per “gjuhe te urrejtjes”, “linçime” e “mungese te etikes”. Ku po i sheh keto zonja ministre?

“Ironikisht, edhe para cfardo fakti, si gjithhere keta kujdesen ta prekun militantin me tone emocionaliste e retorike personale, nuk ofrohet asnje fakt, asnje dokument, asnje deshmi qe do te demantonte ndonjeren prej te vertetave shqetesuese qe jane bere publike. Nuk thuhet asgje per permbajtjen e emisionit. Nuk ka asnje argument per te hedhur poshte shkeljet ligjore, shifrat marramendese te keqperdorimeve te buxhetit te shtetit e qe kane ndikuar ne rritjen e kostos se jeteses se qytetareve apo lidhjet e ngushta qe jane permendur. Asgje. Vetem zemerim dhe fjale te medha per “nderin”, “perkushtimin” “profesionalizmin” dhe akuzat per gjoja “shpifjet e mediave”, ka shkruar Dakaj.

Tutje ai ka kritikuar edhe mënyrë se si pushtet po tenton të mbrojë zyrtarë të përfshirë në vendimmarrje të ndjeshme për shtetin, përfshirë sektorët e energjisë dhe financave publike, pa përballur publikun me fakte konkrete.

“Kjo eshte per keqardhje. Nese dikush pretendon te mbroje nje zyrtare te larte te shtetit, qe ka ushtruar ndikim direkt ne procese te ndjeshme si energjia dhe financat publike, duhet te perballet me fakte dhe me pergjigje konkrete. Jo me fjalime morale sikur te ishte ne nje konference motivuese. Dhe me se paku, nje ministre nuk duhet te sulmoje median per ate qe eshte thelbi i punes se saj, per t’u marre me aferat, me dyshimet, me keqperdorimet, me lidhjet klienteliste e me demet qe paguhen nga qytetaret”, ka shkruar tutje Dakaj.

Gazeta Infokus ka raportuar në korrik të 2024 për këtë skandal, duke publikuar edhe fakte se si ka rrjedh ky process, ku ishin përfshirë edhe ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Hekuran Murati.

LEXXO EDHE: Rizvanolli e Murati përfshihen personalisht në favorizimin e një konsorciumi për prodhim të energjisë alternative, detyrojnë KOSTT-in t’ia japin gati 7 milionë euro investitorit privat

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Rizvanolli e Murati përfshihen personalisht në favorizimin e një konsorciumi për prodhim të energjisë alternative, detyrojnë KOSTT-in t’ia japin gati 7 milionë euro investitorit privat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera