Lajme

Musliu: Kjo qeveri mburret për promovimin e varfërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 19 January 2023

Në Kuvendin e Kosovës ende po vazhdon seanca plenare për votimin pro ose kundër tërheqjes së dytë nga TRUST-i pensional, shkruan Gazeta inFokus.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë kësaj seance ka kritikuar qeverinë Kurti, duke ua radhitur gjërat që sipas saj duhet të “mburren”.

“Kjo qeveri mund të mburret me disa gjëra, disa prej të cilave do i radhis sot para jush. Kjo qeveri mund të mburret për manipulim kolektiv të shoqërisë sonë dhe për kontrabandim të kauzave të rrejshme. Kjo qeveri mund të mburret për plaçkitje të qytetarëve dhe për ofendime kolektive ndaj sindikalistëve dhe mësimdhënësve të Kosovës. Por mbi të gjitha kjo qeveri mund të mburret me injorimin që ia bënë historisë më të lavdishme të kombit luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përderisa glorifikon kriminelet dhe vrasësit e shqiptarëve”, është shprehur Musliu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera