Lajme

Musliu kërkon që urgjent të ndalohet mbajtja e seancës më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 18 January 2023

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi pikërisht më 17 shkurt do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo thotë se në ditën e Pavarësisë, Gjykata Speciale na fyen në dinjitet dhe kjo nuk është hera e parë.

Musliu bën thirrje që urgjent të anulohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi.

-Advertisement-

“Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar senacë e cila do të mbahet me datë 17 shkurt 2023. Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anuLohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi. I bëj thirrje qeverisë, Kuvendit dhe të gjithë akterëve politik, mediatik dhe atyre nga shoqëria civile që të reagojnë dhe ti thonë:STOP OFENDIMEVE!STOP SHKELJES SË TË DREJTAVE DHE DINJITETIT TË ISH EPRORËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.STOP SHKELJES SË DINJITETIT TË POPULLIT SHQIPTAR!”, shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera