Lajme

Musliu: Kadri Veseli me shokë po ballafaqohen edhe me Qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 22 August 2024

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas largimit të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson nga mbrojtja në gjyqin në Hagë.

Musliu ka thënë se Veseli bashkë me shokë po përballen me beteja të shumfishta në Hagë, e një ndër to edhe me Qeverinë siç e ka quajtur ajo “më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin”

“Kadri Veseli me shokë po përballen me beteja të shumfishta në Hagë. Në njëren anë betejen me gjygjin politik që po i bëhet në gjykatën e Hagës, në anën tjetër me Qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin.” – ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Më tej, ajo ka përmendur mungesën e fondeve për mbrojten e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheçja e Avokatit Emerson do duhej të idhte mjë alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.”

“Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri.” – përfundon shkrimi i saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera