Murati tha se dikujt mund t’i duken pak “6.8 euro por ato janë 2.3 milionë në muaj”, reagon Bajrami: Tallje me qytetarë
Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 30 August 2024
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati është tallur me qytetarët kur tha se 6.8 euro por ato janë 2.3 milionë në muaj.
Ajo tha se ministri duhet të tregojë se sa milionë janë më pak në xhepat e qytetarëve si rezultat i rritjes së çmimeve/inflacionit, e sa milionë janë me shumë në kuletën e shtetit po për të njëjtën arsye.
“Ministri i financave qenka tallë prapë me qytetarë, po thotë se 6.8 euro për ju në muaj bëjnë 2.7 milionë në muaj për shtetin. POR në vitin 2021 një bukë ka kushtu 30 CENT
sot një bukë kushton 60 CENT . Tash a e llogarisim sa bukë konsumon një familje për një ditë, ta shumëzojmë me 365 (ditë në vit), mandej e shumëzojmë me 3.5 (sa janë edhe vitet e qeverisjes Kurti) dhe në fund me numrin e familjeve në Kosovë. Ministri duhet me na tregu sa milionë janë më pak në xhepat e qytetarëve, si rezultat i rritjes së çmimeve/inflacionit, e sa milionë janë me shumë në kuletën e shtetit po për të njëjtën arsye? Sa minister?”, tha ajo.
Tutje Bajrami tha se qytetarët vetëm janë varfëruar gjatë këtij mandati.
“Ka vetëm një të vërtetë këtu: qytetarët janë varfëru gjatë këtij mandati dhe ulja e tatimit në pagë për 6.8 Euro, thënë më se buti është tallje me qytetarë”, deklaroi tutje ajo.

T� tjera
-
Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratua...
-
Kurti feston për “arritje historike” në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët morën rezultatin e dytë më të mirë ndonjëherë
Albin Kurti feston “arritjen historike” të shqiptarëve në Serbi në zgjedhjet ...
-
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kr...
-
Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”
Lidhur me operacionin policor të realizuar me datë 21 janar 2025, ku ishte ar...
-
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më...
-
Thellohet papërgjegjësia institucionale: Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë...
-
Ajrina Gashi denoncon poshtërimin sek*sual nga ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it: Prokuroria e hodhi poshtë rastin
Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publiku...
-
Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rin...
-
Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...
-
Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovë...
-
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për S...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh të Policisë – gra të kërcënuara e të sulmuara, një i dyshuar në arrati
Dhuna në familje vazhdon të jetë një shqetësim serioz në Kosovë. Vetëm në rap...






























