Sport

Murati nuk iu beson shqiptarëve, Zvicra pas një kohe të gjatë starton pa asnjë futbollist me prejardhje shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 01 September 2021

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Greqisë do të luajnë sonte një ndeshje miqësore në prag të takimeve për kualifikimet e Kampionati Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Ballafaqimi ndërmjet zviceranëve dhe grekëve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘St. Jakob-Park’ në Basel.

Tashmë gjithçka është gati për këtë përballje dhe të dy trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

-Advertisement-

Kombëtarja e Zvicrës pas një kohe të gjatë starton pas asnjë futbollist me prejardhje shqiptare.

Trajneri i ri i ‘Helvetikëve’, Murat Yakin, nuk i ka besuar shqiptarëve, duke i lenë në bankë rezervë Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin, kurse Xherdan Shaqirin nuk e ka ftuar për këtë duel.

Më poshtë keni 11-shet startuese të këtij takimi miqësor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera