Murati mban konferencë për media, sqaron rritjen e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 27 January 2023
Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga qytetarët rreth ngritjes së çmimit të tatimit në pronë.
Lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të mbajë sot konferencë për media e cila është paralajmëruar për në ora 11:00.
Ndërsa, në ora 13:30 ministri Murati pritet të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është deklaruar lidhur me reagimet e qytetarëve për rritjen e tatimit në pronë, për të cilën komunat vunë përgjegjësinë tek vlerësimi i pronave i kryer nga kjo ministri.
Sipas ministrisë, për gjatë vitit 2022 është kryer vlerësimi i përgjithshëm i tokave dhe objekteve rezidenciale si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit, për të cilat janë njoftuar të gjitha komunat.
Departamenti i Tatimit në Pronë, sipas ministrisë, ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka. Derisa, vlerësimi i përgjithshëm është kryer duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë ka përdorur disa të dhëna.
“Kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet); intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme; anketime të pronarëve të pronave; intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral; vlera të pronave që janë shpronësuar; të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit” – thuhet në njoftim.
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) përmes një reagimi ka thënë se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.
AKK-ja ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.
“Pra, çmimi i faturës së tatimit në pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore. Kështu, me rritjen e çmimit të pronave, pa u rritur fare norma tatimore nga komunat, është rritur automatikisht vlera e faturës së tatimit në pronë” – thuhet në reagimin e AKK-së.
Lidhur me këtë rritje të tatimit në pronë, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përgjegjës për procedurën e vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave.
Komuna potencoi se nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në fatura për vitin tatimor 2023.

Të tjera
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...
-
Digj*et një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë
Është përfshirë nga zjarri një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kameni...
-
Temperaturat e larta, Gjykata Komerciale vendos për reduktim të orarit të punës
Gjykata Komerciale ka vendosur të reduktojë orarin e punës si rezultat i temp...
-
Kurti s’thotë që pati dakordim me BE-në për dy urat në Ibër: Kush ka dilema, të na kontaktojë
Pas vendosjes së gurthemelit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, Kryeministri...
-
Senatorët amerikanë votojnë kundër ndalimit 10 vjeçar për rregullim të IA
Senatorët amerikanë kanë votuar kundër ndalimit 10-vjeçar për rregullimin e i...
-
Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të martën në ...
-
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin në largim ...