Lajme

Murati: Fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë, duhet të bëhet në secilën sferë të jetës

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 08 March 2023

Ministri i Financave Hekuran Murati në Ditën e 8 Marsit, ka numëruar të gjitha ato që ka bërë Qeveria Kurti,  për  fuqizimin e gruas. Murati  ka thënë se fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë, duhet të bëhet në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe qasjen në financa dhe në tregun e punës.

Postimi i Muratit:

Tashmë janë mbi 337 mijë fëmijë që marrin shtesa çdo muaj, dhe mjetet dalin në llogari të nënës.

-Advertisement-

Janë 89,241 gra që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, si rezultat i pranimit të shtesave për fëmijë.

Janë mbi 5 mijë gra të punësuara përmes Masës 1.3.

Janë 603 gra të punësuara përmes masës Qeveria për Familjet që me pagën që marrin janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre.

Janë 1,401 vajza të punësuara përmes Superpuna apo praktikës në punë.

Janë 44 biznese të grave pronare të mbështetura në zgjerimin e bizneseve të tyre.

Fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë duhet të bëhet në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe qasjen në financa dhe në tregun e punës.

Urime 8 marsi të gjitha grave!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera