Lajme

Murati: 2 mijë punëkërkues janë regjistruar në “superpuna”

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 20 February 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 2 mijë punëkërkues janë regjistruar, deri më tani, në platformën e punësimit “Superpuna”.

“Që nga lansimi i platformës, mbi 2000 punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, thuhet në postimin e platformës “Superpuna” në Facebook që e ka shpërndarë ministri Murati.

“Superpuna” është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera