Lajme

Mungesa e materialit për letërnjoftime, deklarohet Sveçla

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 25 November 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar rreth mungesës së materialit për letërnjoftime.

Sveçla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se deri në fund të vitit pritet të normalizohet pajisja e qytetarëve me letërnjoftime.

Ai ka deklaruar se aktualisht janë mbi 70 mijë aplikime.

-Advertisement-

“Aktualisht në ARC ka rreth 70 mijë e 80 aplikime për aplikime ndërsa në stok gjenden 57 mijë[…]Në baza ditore ARC personalizon 3 mijë letërnjoftime dhe ne parashikojmë që deri në fund të këtij viti të normalizojmë pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Në fund të këtij viti ne do të kemi edhe furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen me letërnjoftime për qytetarët tanë“, ka deklaruar Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera