Mungesa e gjumit, ja pse ju shëndosh më shumë se ushqimet
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 17 April 2020
Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë. Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.
Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se mungesa e gjumit tek meshkujt, i bën ata më të predispozuar të përzgjedhin ushqime me shumë kalori. Femrat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa të shtojnë minimalisht 5 kg në peshë, në krahasim me gratë që flenë 7 orë në ditë.
Raporte të tjera shkencore mbi këtë çështje kanë zbuluar që lidhja mes gjumit dhe mbipeshës është e vërtetë edhe tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin. Një faktor tjetër kontribues në këtë lidhje mes peshës dhe gjumit, është se mungesa e këtij të fundit shkakton lodhje dhe më pak dëshirë për aktivitet fizik. Nga të dhënat e AgroWeb.org, mungesa e gjumit krijon një rreth vicioz në organizëm. Sa më pak të flini aq më të larta janë nivelet e kortizolit dhe aq më të uritur do të ndiheni.
Kjo nënkupton që do të kryeni zgjedhje të këqija ushqimore në përpjekje për t’u ndier mirë. Kur organizmi është i stresuar, përpiqet të prodhojë serotoninë për t’u qetësuar. Mënyra më e lehtë për të prodhuar këtë hormon është duke ngrënë karbohidrate dhe ushqime me yndyrë. Këto të fundit nxisin një reagim neurokimik.
Mungesa e Gjumit e Frikëson Organizmin
Mungesa e gjumit prish aftësinë e organizmit për të përpunuar ëmbëlsirat. Sheqeri mbetet në gjak dhe nivelet e tij janë të larta. Mungesa e gjumit nënkupton se qelizat e yndyrës kanë 30% më pak aftësi të përballen me insulinën. Nga ana tjetër, kur nuk flini, trupi ndihet sikur po i kanoset diçka e rrezikshme. Metabolizmi ngadalësohet, sepse organizmit i duhet të akumulojë energji dhe të ruajë burimet e nevojshme për të mbijetuar.
Gjumi, Miku Juaj Më i Mirë
Gjumi është me të vërtetë miku më i mirë i trupit dhe trurit. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe jini besnikë të regjimit që do të vendosni. Një regjim i mirë gjumi rregullon edhe orën e brendshme të trupit dhe ju fal qetësinë e nevojshme. Gjumi duhet të jetë një prioritet sepse nëpërmjet tij ushqeni të gjithë organizmin./AgroWeb.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...