Mungesa e ajrit të kondicionuar dhe ushqimi i paktë, fituesi i medaljes së artë në Olimpiadë shfaqet duke fjetur në një… park
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 05 August 2024
Thomas Ceccon, notari italian në fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për 100 metra not shpine, po bën xhiron e rrjetit me videon e fundit të postuar.
Ai shfaqet i shtrirë në një park duke fjetur gjumë mbi një peshqir, duke simbolizuar degradimin e fshatit Olimpik, një vend ku, sipas shumë atletëve, është e pamundur të jetosh me mungesën e ajrit të kondicionuar, ushqimin e pakët dhe shtretërit prej kartoni.
Cecco gjithashtu u ankua përpara disa ditëve sa i përket kushteve që ai po përjeton në këtë fshat: “Nuk ka ajër të kondicionuar, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë lëvizin për këtë arsye. Nuk është një alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”.
Madje, federata italiane e notit FIN është detyruar të sqarojë se video e Cecconit në gjumë nuk ka lidhje me komentet e tij të mëparshme për fshatin Olimpik.
Ata i thanë agjencisë së lajmeve ANSA se ishte thjesht një sy gjumë, duke theksuar gjithashtu se klipi është filmuar gjatë ditës.
Megjithatë, Cecco nuk është i vetmi që është ankuar për kushtet e këtij fshati, pasi edhe Gregorio Paltrinieri, i cili së fundmi fitoi medaljen e argjendtë në 1500 metra dhe medaljen e bronztë në 800 metra, tha: “Kam marrë pjesë në katër Olimpiada dhe ky është fshati më i keq që kam parë. Asnjëherë nuk më zë gjumi në dhomën time, është shumë vapë. Ne jemi protagonistët këtu dhe është e paimagjinueshme të mos kemi ajër të kondicionuar nëpër dhoma”.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































