Lajme

Muharremi për takimet për presidentin: Nevojitet dialog i gjerë dhe kandidat konsensual

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 10 July 2026

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar pas nisjes së takimeve ndërmjet partive politike për çështjen e presidentit, duke kritikuar formatin e deritanishëm të konsultimeve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, takimet “një me një” nuk janë mënyra e duhur për të arritur një marrëveshje, pasi zgjedhja e presidentit kërkon konsensus më të gjerë politik.

“Mirë, boll. Nuk më ka pëlqy që po takohen kështu ndaras, 1+1. Këtu nevojitet një konsultim dhe dialogim më i gjerë, sepse duhen më shumë se dy parti për me gjetë zgjidhje. Këto takime munden me qenë, disi, edhe zvarritje. Nuk duhet me humbë më kohë kështu.”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Muharremi vlerëson se nevojitet një proces gjithëpërfshirës, ku fillimisht partitë të dakordohen për kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët, e më pas të shqyrtohen disa emra, duke propozuar që në tavolinë të vendosen tre opsione dhe të zgjidhet një kandidat konsensual.

Ai thekson se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, si forca më e madhe politike, duhet të tregojnë maturi dhe t’u japin hapësirë kandidatëve jopolitikë dhe konsensualë, të propozuar nga opozita, e jo kandidatëve partiakë.

“Mos na humbni kohë me takime kot, një nga një. Zhvilloni një proces të mirëfilltë që e zgjedh presidentin”, shkruan Muharremi.

Në fund, ai thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi Kurtin dhe LVV-në, duke paralajmëruar se, nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, vendi mund të përballet sërish me bllokadë institucionale dhe zgjedhje të reja, të cilat ai i konsideron të dëmshme për Kosovën./Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy